AktualitetPolitikëTë fundit

“Do të hapim zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc”, ministri i Jashtëm serb: Kemi arritur një marrëveshje në parim me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka bërë të ditur se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.

Duke folur për Radio Beogradin, Gjuriç u shpreh se ka zhvilluar bisedime me ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke i cilësuar ato si shumë konstruktive, shkruajnë mediat.

“Jam i kënaqur që pata bisedime kaq të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për të hapur zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc”, deklaroi Gjuriç për Radio Beogradin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com