AktualitetPolitikëTë fundit

“Të mos përdoren tabulatet e zbardhura nga telefoni im”, Monika Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme. Më kontrolluan dhomën e gjumit…

Ish-deputetja Monika Kryemadhi i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme (GJKKO) shpalljen të papërdorshme të tabulateve të zbardhura nga telefoni i saj celular, i cili është sekuestruar gjatë hetimeve.

Në seancën gjyqësore, Kryemadhi ka pretenduar se marrja e të dhënave nga telefoni i saj është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi në kohën kur është kryer sekuestrimi ajo ka mbajtur mandatin e deputetes.

Sipas saj, një provë e marrë në shkelje të procedurave ligjore nuk mund të përdoret në procesin gjyqësor.

“Celulari është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Në atë periudhë kam qenë deputete dhe marrja e një prove në mënyrë të paligjshme e bën atë të papërdorshme”, mësohet të ketë deklaruar Kryemadhi përpara gjykatës.

Arsyetimi i saj është se pavarësisht se ajo i vuri në dijeni agjentët e BKH-së se celulari i sekuestruar ishte i saji, ata gjithsesi e sekuestruan.
“Organi i akuzës nuk duhej të vinte për kontroll në banesën time, pasi unë isha deputete. Organi i akuzës e dinte që ne jetonim në një banesë. Organi i akuzës e dinte që, kur është bërë kontrolli, është kontrolluar dhoma ime e gjumit, pavarësisht se ishte në emër të Fatime Kryemadhit”, tha ajo.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com