Rama ndan fotoalbumin nga takimet në samitin e NATO-s në Ankara
Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në Ankara, Turqi në punimet e samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.
Rama ndau në rrjetet sociale një fotoalbum nga pjesëmarrja në samit, ku ka biseduar me liderë të ndryshëm të vendeve të NATO-s, si kryeministri britanik Sir Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Gjithashtu Rama zhvilloi një takim me sekretarin Rutte.
Në përfundim të samitit të NATO-s u vendos që samiti i ardhshëm të mbahet në Shqipëri.
Samiti në Ankara mblodhi udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
Fraksion.com

