4 mln euro nga fondi i emergjencave për koncertin e Kanye West,“Lekët do u mbahen nga rroga”, Berisha: Administrata dhe shkollat gati listat me të ‘ftuarit’, s’janë shitur biletat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me koncertin që pritet të mbajë Kenye West në Tiranë më 11 korrik, aktivitet për të cilën do të shpenzohen 4 milionë euro. Në një dalje për mediat, Berisha tha se Rama po bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, ndërsa shtoi se paratë e marra nga fondi i emergjencave mund të përdoreshin për rastet e zjarrit.
“Dy fjalë për 4 milionë eurot të marra nga fondet e emergjencës të një vendi me potenciale të mëdha zjarri, për një këngëtar, përbën në mënyrë absolute një nga aktet më të rënda, të papërgjegjshme. Fondi i tillë përdoret vetëm për emergjenca kombëtare. Rama ka shkrirë fondin rezervë në llogari personale. Me 10 dhe 11 maj të 2025 ai i dha Giro D’italia gjithë fondin. Në këto momente të urrejtjes kombëtare ndaj tij, të zemërimit ndaj tij ai përpiqet që të sfumojë sentimentetet armiqësore me koncertin e një këngëtari të njohur. Ai ka problematikat e tij. Skam gjë kundër koncertit të tij, por nuk pranoj kurrë që të paguhet me taksat e shqiptarëve. Por ai është i aftë që të marrë çdo vendim për të shpëtuar lëkurën e tij. Çdo ministri, shkollat kanë bërë listat për të ftuar punonjësit dhe nxënësit në koncert, pasi biletat nuk janë shitur. Do të jenë dhe disa milionë të tjera, pasi punonjësve do u mbahet në rroga ato bileta. Edi Rama beson se duke u përfaqësuar me Kanye West do të mundet të qetësojë urrejtjen e përgjithshme që buron nga shpirti i shqiptarëve.”, tha ai.
Fraksion.com

