Arrestohen tre persona në Tiranë
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pas dy operacioneve të zhvilluara për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të armëve me qëllim shitjen.
Gjatë aksioneve të koduara “Shenja” dhe “Kodra”, autoritetet sekuestruan 3 armë zjarri dhe qindra fishekë, ndërsa procedimet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Operacioni i parë u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4.
Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion, ndërsa nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën dyshohet se e kishte shkelur.
Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Kodra”, ku u arrestua shtetasi Fatbardh Hyka, 69 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Kodër Kashar, policia gjeti një armë zjarri pistoletë me municion, si dhe një armë gjahu me 112 fishekë. Sipas autoriteteve, armët dyshohet se mbaheshin me qëllim shitjen.
Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar nëse personat e arrestuar janë të përfshirë në veprimtari të tjera kriminale.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.
Fraksion.com

