AktualitetPolitikëTë fundit

“A don ti Gjergj me i fal tokë Osman Beut?”, pikturat dhe pankartat që “ndezën” protestën e 38 në bulevard

Qytetarët zhvilluan dje protestën e 38-të radhazi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen pa kushte të kryeministrit Edi Rama.

Edhe këtë herë, një pjesë e veçantë e protestës ishin pankartat dhe vizatimet e fëmijëve, të cilët prej ditësh kanë zgjedhur të shprehin mesazhet e tyre përmes pikturave në bulevard.

Mesazhet e shfaqura në protestë prekën tema të ndryshme sociale, nga arsimi dhe shëndetësia, te drejtësia dhe mbrojtja e pronës.
Në pankarta shkruhej:
“Një i çmendur një vend e çmend”
“Protestojmë për arsimin e dështuar, drejtësinë e korruptuar, shëndetësinë e degjeneruar dhe të gjitha strukturat e munguara”
“Koha e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”
“Shteti duhet të mbrojë pronën, jo grabitësit. Rama jep dorëheqjen”
“Drejtësi për pronarët, jo miliarda për pushtetarët”
“A don ti Gjergj me i fal tokë Osman Beut?”
Protestuesit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa atmosfera në bulevard u shoqërua me thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe për ndryshim politik.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com