“Shqiptarët të vijnë në protestë për fëmijët e tyre”/ Organizatori i marshimeve, Visuar Dalipi: Po u dërgojmë letër ambasadave për kërcënimet që na bën qeveria
Organizatori i marshimeve, Visuar Dalipi u shpreh në “Programin e Drekës” me Ola Bruko në News24, se po përgatisin një letër drejtuar ambasadave të huaja në vendin tonë, duke i informuar me kërcënimet që bëjnë segmente të qeverisë ndaj protestuesve.
Visuar Dalipi: Qeveria mbron krimin dhe gangsterët janë jashtë. Këto janë tentativat e fundit. Kemi përgatitur një letër për të gjitha ambasadat, të gjithë personat që janë kërcënuar. Do informojmë çdo ambasadë të mundshme. Të paktën t’i informojmë edhe nëse nuk na vijnë në ndihmë.
Visuar Dalipi: Kam 1 muaj e pak ditë pa gjumë, fle 2-3 orë në ditë. Luftën e kam nisur në rrjetet sociale para 3 vitesh, u kam thënë shqiptarëve stop se do ndodhin këto gjëra, kam qenë i pari
që kam thënë ngrihuni nga kafja. Ne po luftojmë për të ardhmen e tyre dhe na bëjnë video e qeshin… Të vijnë aty për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Unë kam 1 muaj pa parë djalin. Kjo nuk duhet të ndodhë. Pas 3 muajsh miratojnë ligjin e SHISH, që mund të të vijnë në shtëpi, kontroll akoma edhe më diktatorial se në kohën e diktaturës.
Visuar Dalipi: Kemi qëndruar 2 orë me dhimbje ekstreme nga sprajti, të tjerët nuk e dinë çfarë efektesh ka. Na ka shktaktuar djegie të lëkurës deri të nesërmen. Jemi larë me ujë të oksigjenuar dhe lekura e ndjen akoma edhe sot. Ajo është llogaritur që kur e përdor ta ndalosh, përdoret ndaj arinjve që ka forcën e 100 burrave. Kam pamje filmike që i godasin nga afër në sy. Kam marrë videot e Osman Stafës që e falenderoj për qëndresën e tij dhe për gjithçka. Këto janë shkelje të të drejtave të njeriut.
Fraksion.com

