“Më kanë kërcënuar me fëmijën tim 1-vjeçar, intimidime edhe në lagje”/ Aktivisti bën denoncimin e fortë: Aktet e dhunës i nxit qeveria për të ndaluar protestën
Sot protesta ka hyrë në ditën e 37 të saj dhe protestuesit pritet që edhe sot të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Dalipi distancoi protestën këto akte dhe deklaroi se ata janë për protestë paqësore.
“Unë bëra një thirrje për një grup komandues të protestës duke bërë thirrje kundër dhunës, grupi u krijua pa një plan.
Krijuam edhe një kordon te Kryeministria, hoqëm flakadanët dhe bëmë thirre për largimin e personave që mund të kishin armë të ftohta.
Jemi mbëhtetur nga familjarët.
Marshimi nisi ditën e dytë me mllef drejt Hotel Dajtit dhe selisë së PS-së, aty u sulmuam për herë të parë nga kryeministri sepse të rinjtë shanin.
Ndërkohë ato sharje i kemi dëgjuar edhe në Parlament.
Rolin e sindikatave duhet ta marrim ne, që të kërkojmë llogari pasi marrin taksat tona, duhet të na thonë çfarë kanë bërë me paratë tona.
Ata ishin djem të rinj, të lodhur nga diktatura dhe ranë pre e situatës. Doli një njeri dhe shpërndau maska, ka pasur njoftime në rrjete që të mos vijnë gra dhe fëmijë, i bën edhe vetë qeveria për ta ndaluar këtë protestë.
Ne jemi aty për largimin e qeverisë dhe duhen marrë masa, të mos kthehet në aktivitet pas pune.
Kam marrë kërcënime edhe për fëmijën, që e kam një vjeç. Kam një muaj pa e parë sepse e kam larguar.
Nuk e kam thënë sepse s’dua të përhap panik. Këto janë metoda për të na blerë. Më kanë ardhur te lagjja, te shtëpia”, tha ai.
Fraksion.com

