AktualitetPolitikëTë fundit

Nisin regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Kumbaro: Respektoni afatet dhe rregullat

Në e-Albania nisën sot regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, përmes një videomesazhi, theksoi respektimin e afateve dhe rregullave për regjistrimin me qëllim që bashkitë dhe zyrat arsimore të planifikojnë punën për vitin e ri shkollor.

Kumbaro vuri në dukje se ka shumë rëndësi që për fëmijët që regjistrohen për herë të parë në klasë të parë, por edhe ata që kalojnë nga cikli 9-vjeçar në shkollën e mesme, të ndiqen udhëzimet në e-Albania. Kjo, pasi shërben për të bërë planifikimin e orëve të mësimit, e shkollave, si për bashkitë, ashtu edhe për Zyrat Vendore Arsimore që kanë nisur punën për vitin e ardhshëm.

Po ashtu, Kumbaro theksoi se duhen respektuar rregullat për të regjistruar fëmijët në ato shkolla që janë përcaktuar pranë vendbanimit.

Sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik për regjistrimet në kasën e parë dhe regjistrimet në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar.

Për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të ndjekin gjimnazin me kohë të pjesshme regjistrimet do të jenë të hapura deri më 11 shtator.

Kurse nxënësit që dëshirojnë të regjistrohen në shkollat e mesme profesionale, kanë afat datën 30 shtator përmes portalit eAlbania.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com