Tensione te Parlamenti: Miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni
Tensione janë shënuar jashtë ambienteve të Kuvendit, ku disa protestues kanë hedhur miell dhe vezë në drejtim të makinave të deputetëve që hynin në Parlament.
Pas incidentit, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa protestues, mes tyre Gent Progni. Progni ndodhej në një lokal nga ku goditi deputetët me vezë.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa Kuvendi pritet të zhvillojë seancë plenare nën masa të forta sigurie.
Në zonë janë vendosur qindra efektivë policie, barriera metalike dhe mjete të tjera në gatishmëri për të garantuar rendin.
Autoboti me ujë afrohet te protesta para parlamentit, sulmohet me vezë

Një autobot me ujë është afruar pranë hyrjes së parlamentit nga ana e pedonales, menjëherë pas kordonit të policisë.
Protestuesit nuk kanë humbur kohë dhe e kanë kthyer në shënjestër për sulmin me vezë.
Fraksion.com

