Pas përplasjeve policia hodhi sprej lotsjellës, disa protestues ndjehen keq. Dy prej tyre transportohen me ambulancë
Pas tensioneve dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, është hedhur edhe gaz lotsjellës.
Disa prej protestuesve janë ndjerë keq për shkak të sprej lotsjellës që është hedhur. Ndërsa tensionet para Kuvendit vazhdojnë.
Gazetari Osman Stafa tha për News24, se dy qytetarë po transportohen me ambulancë për shkak se janë ndjerë keq.

Një prej protestuesve që ka pësuar efekte nga spray me piper është Luçiana Kokaj, një prej anëtarëve të grupit organizator. Disa prej të pranishmëve i kanë dhënë ujë, ndërsa po ashtu i kanë ardhur në ndihmë edhe një tjetër protestueseje që është prekur nga spray me piper.

Fraksion.com

