AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta para parlamentit, 15 policë dhe 4 protestues morën trajtim spitalor te Trauma

Pas protestës së zhvilluar gjatë ditës së sotme para parlamentit, 15 efektivë policisë dhe 4 protestues kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë Mirëqenies Sociale, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) u trajtuan 14 efektivë policie dhe 2 protestues. Katër prej efektivëve të policisë vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër, përfshirë edhe protestuesit, janë larguar nga spitali pasi kanë marrë shërbimin e nevojshëm.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) morën trajtim edhe 1 efektiv policie dhe 2 protestues. Të gjithë janë larguar nga ambientet spitalore pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Protesta e sotme para Kuvendit përshkallëzoi në tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, me incidente të shumta gjatë gjithë ditës, përfshirë bllokimin dhe rrethimin e hyrjeve të Kuvendit, duke mos lejuar daljen e deputetëve dhe ministrave pas seancës plenare. Policia e Shtetit njoftoi se janë shoqëruar 18 shtetas.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com