AktualitetPolitikëTë fundit

“Policia po shpërdoron detyrën”/ Mbi 20 protestues të shoqëruar për më shumë se 5 orë, avokati Duraj paralajmëron padi penale: Preket i gjithë zinxhiri urdhërues

Mbi 20 protestues janë ndaluar për shkak të tensioneve të ndodhura në protestën e mbajtur para Kuvendit, ata po qendrojnë në komisariatet nr 1, 3 dhe 4 në kryeqytet.

Avokati Alban Duraj, në një prononcim për mediat nga komisariati nr.4 u shpreh se 13 vite kjo qeveri e oligarkëve, më në fund arriti pika finale ku revolta u kthye në rrezik. Protestuesit ishin në të drejtën e tyre për të protestuar, e drejtë e njohur nga Kushtetutat dhe Konventat e ratifikuara nga vendi ynë. Kanë kaluar 5 orë nga e drejta e policisë për t’i marrë në pyetje dhe nuk janë liruar. I bëj thirrje të lirohen në mënyrë të menjëhershme ndryshe janë para faktit të shpërdorimit te detyrës. Ndryshe po përgatisim kallëzim penal në SPAK që të mbajë përgjegjësi gjithë zinxhiri urdhërues.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com