AktualitetPolitikëTë fundit

Mbërrijnë protestuesit e parë te Parlamenti! Hidhet miell drejt makinës së Niko Peleshit: Autoblinda dhe autoboti para Parlamentit

Situata ka nisur të nxehet përpara Parlamentit ende pa shënuar ora 10:00, teksa kanë mbërritur protestuesit e parë.

Ndonëse masat e sigurisë janë tejet të rrepta, me gardh metalik, autoblinda dhe autobotë uji, tensioni ka qenë i menjëhershëm.

Në një moment incidenti, sapo në ambientet e jashtme të Kuvendit ka mbërritur automjeti i Kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi, një protestuese ka qëlluar me miell në drejtim të makinës së tij.

Ndërkohë masat e sigurisë rreth Parlamentit kanë kaluar në një tjetër nivel përpara nisjes së seancës plenare dhe tubimit të qytetarëve. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës së Pedonales, Policia e Shtetit ka sjellë në terren edhe mjete të rënda për menaxhimin e turmave.

Pranë ambienteve të Kuvendit janë pozicionuar tashmë një autoblindë e forcave të sigurisë si dhe një autobot uji, i cili përdoret zakonisht për shpërndarjen e protestuesve në raste të përshkallëzimit të situatës.
Këto masa ekstreme vijnë pas tensioneve dhe episodeve të dhunës policore të regjistruara ditën e martë, ndërsa autoritetet duket se janë përgatitur për çdo skenar të mundshëm përballjeje me protestuesit që pritet të mbërrijnë në shesh rreth orës 10:00.

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com