“Shqipëria kërkon revolucion” – Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!
Protestuesit që prej 32 ditësh zhvillojnë tubime kundër qeverisë, kanë mbërritur pranë godinës së Parlamentit, duke vijuar marshimin e tyre pas protestës para Kryeministrisë.
Edhe këtë mbrëmje, protesta nisi para godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe ngritën pankarta me mesazhe kundër qeverisë, përpara se të marshonin drejt Parlamentit.
Sot u shënua dita e 32-të e protestave, ndërsa organizatorët ritheksuan se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Fraksion.com

