AktualitetPolitikëTë fundit

Begaj: Besojmë se Presidenca irlandeze do të kontribuojë më tej në forcimin e unitetit, vlerave dhe sigurisë së Evropës

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Irlandën e cila merr për gjashtë muaj Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Shqipëria i uron suksese Presidencës së Irlandës në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian”, shkruan Begaj.

Presidenti nënvizoi se jemi të “inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore dhe shpresojmë në angazhimin për çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë”.

“Besojmë se kjo Presidencë do të kontribuojë më tej në forcimin e unitetit, vlerave dhe sigurisë së Evropës”, shkruan Begaj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com