“Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit!” – Eurodeputetja italiane, Salis nga sheshi i revoltës: Shqipëria po jep shembull për gjithë botën
Një moment kulminant dhe me peshë ndërkombëtare ka shënuar protesta e 28 -të kombëtare përpara kryeministrisë. Eurodeputetja e njohur italiane, Ilaria Salis, ka ngjitur shkallët e tribunës për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë të mbledhur në ditën e 28-të të qëndresës kundër qeverisë së Edi Ramës.
“Shqipëria, toka e saj, bukuria e saj, pasuria e saj kulturore, nuk është një mall për t’u shitur ofertuesit më të mirë. Ishulli i Sazanit dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë zona të mbrojtura për të gjithë dhe për gjeneratën e ardhshme. Nuk duhet të bëhet një park lojërash për të pasurit”, deklaroi prerë Salis nga tribuna përpara kryeministrisë.
Ajo shtoi se është plotësisht e drejtë që qytetarët të ngrihen kundër modelit të korrupsionit dhe kundër atyre që janë të privilegjuar, duke theksuar se ky model nuk sjell asnjë të mirë për popullatën, por shërben vetëm për interesat e të fuqishmëve. Sipas saj, për fat të keq kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe në botë.
Fraksion.com

