28 ditë revolucion, kërkesa kryesore: Dorëheqja e kryeministrit Rama
Protesta e 28 mbarëkombëtare ashtu si dhe 27 të tjerat në ditët e mëparshme ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve kudo ku janë. Eshe në këtë ptotestë kanl marrë pjesë shqiptarët e diasporës.
Përveç kësaj e pranishme në protestë është edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis në një prani të lartë të mediave ndërkombëtare.
Skenari ishtec i njëjti, ku fillimisht u mbajtën fjalimet në podium e më pas u zhvillua marshimi në rrugët e kryeqytetit.
Me thirrje e kërkesat e përditshme drejtuar Kryeministrit Edi Rama, qytetarë të shumtë marshuan edhe në ditën e 28-të nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë.
Dorëheqja e kreut të qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore 12-mujore që do të përgatisë zgjedhjet e lira janë kërkesat kryesore, por nuk munguan edhe thirrjet kundër kreut të PD-së, Sali Berisha.
Të tjera kërkesa të qytetarëve kanë të bëjnë me ndryshime kushtetuese, reforma në Kodin Zgjedhor, ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike, kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy mandate, si edhe shfuqizimi i disa ligjeve të miratuara nga mazhoranca.
Ashtu sikurse në protestat e tjera, nuk kanë munguar simbolet kombëtare dhe pankartat.
Fraksion.com

