AktualitetPolitikëTë fundit

Protestuesit kërkojnë kufizimin e mandatit të kryeministrit, Balla i refuzon: Mos u lodhni kot, nuk do të ndryshojmë format e qeverisjes. Distancohuni nga Irani dhe Rusia!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka deklaruar se mazhoranca do të bashkëpunojë me çdo formacion politik që do të përfaqësojë protestuesit, por me kushtin që të distancohen nga Irani dhe Rusia.

“Për çështjet e anëtarësimit do të bashkëpunoja me çdo forcë politike, për protestuesit, që duan të përfaqësohen nga një forcë politike, do të bahskëpunoja me kushtin që të mbështesin integrimin të jenë të distancuar nga Irani dhe Rusia”, tha Balla.

Sa i takon kërkesës për kufizimin e mandatit të politikanëve Balla tha se jemi republikë parlamentare dhe në këtë formë regjimi nuk ka kufizime.

“Kushtetuta është një libër që është ligji më i rëndësishëm, ne jemi republikë  e re, jam partizan i faktit se kemi marrë modelin më të mirë të një republike parlamentare atij gjerman.

Në asnjë republikë nuk  ka kufizim mandatesh, në rastin e Republikave Parlamentare kufizimin e mandateve ta bën vota e popullit.

Iu them atyre mos u lodhni kot se nuk do të ndryshojmë format e qeverisjes”, deklaroi ai.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com