Kërkesa për mocion me debat për protestën, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre
Deputetët e opozitës kërkuan në Konferencën e Kryetarëve, këtë të enjte, 25 qershor, që të dëgjohet zëri i qytetarëve, duke theksuar se Kuvendi ka detyrimin të diskutojë si kërkesat e protestuesve, ashtu edhe raportin e Parlamentit Europian. Sipas tyre, në raportin e PE-së protesta përmendet si një çështje shqetësuese.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi për mediat se nuk e njeh Partinë Demokratike dhe Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve.
“Kam pyetur opozitën në konferencë kryetarësh, me çfarë mandati keni ardhur ku zëdhënës të protestës. Pastaj ju kam thënë se nuk iu njoh për përfaqësues të protestës. Pranoj gjithkënd, por partinë e Berishës nuk e pranoj dot kurrë si përfaqësues të protestës.
U kam vënë në dukje se janë aq të paaftë saqë kanë transformuar edhe kërkesat e protestuesve, ato që janë bërë publike, pavarësisht se nga kush një person me lidhje të ngushta me Iranin. Po ti merrej kërkesat që kishte sjellë opozita, vetëm numri ishte i njëjtë dhe vetëm pika e parë e kërkesës ishte e njëjta. Dorëheqje dhe opozita kishte sjellë nja 4 halle të veta. Unë dhe kolegët e mi, ia kemi vërë të qartë se nuk e njohim si parti përfaqësuese të protestës. Meqë komunikimi bëhet publik dhe meqë kanë partitë radhën e tyre për të folur, ti përgjigjen dhe kësaj çështje, a ka mandat partia e PD qe t’i përfaqësojë?
Jam serioz për ata që janë në shesh. Tha ne emër të protestuesve, partia e Berishës kërkoi dorëheqjen e qeverisë. Ishte pika e parë, dhe i kam thënë ju keni marrë përsipër të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që ju paskan mandatuar, nuk kërkohet me mocion me debat, kërkohet me mocion mosbesimi. Mblidhni 28 deputetë, sillni kërkesën për mocion mosbesimi, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër, e sillni dot Saliun si kandidat për kryeministër”, u shpreh Balla.
Fraksion.com

