AktualitetPolitikëTë fundit

“U vesha për pak çaste si kryeministri”, Rama ndan mesazhin e qytetarit: I mençuri mendon, do ishim naivë po të thoshim se s’janë bërë edhe gjëra të mira

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale një video e shoqëruar me mesazhin e një qytetari i cili thotë se “nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997”.

Rama shprehet se ky është “një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar”.

Teksti i këngës që shoqëron këtë video të dërguar nga qytetari thekson se vendi është gjëja e parë që i shkon në mendje dhe se qytetarët nuk i shohin betejat në prapaskenë vetëm shkëlqimin në skenë.

Në mesazhin e tij, ai thotë se për një moment është përpjekur “të vendoset në vendin e kryeministrit”, për të kuptuar se si mund të duket realiteti nga pozicioni i tij.

“Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit. Jo për t’i bërë lajka. Jo për të bindur askënd. Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij. Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët”, shprehet ai.

Më tej qytetari thekson se “do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira”.

“Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte. As që nuk janë bërë gabime. Por për sqarim: Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997. Nuk jam as i shitur. As i blerë. Dhe nuk mbështes verbërisht askënd. Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë. Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë. E di që do shahem. Por s’ka problem. Sepse në fund të fundit: I shari shan. I mençuri mendon”, thuhet në mesazhin dërguar kryeministrit Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com