AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama ik” -Rreth një muaj sheshi plot, mbahet sot protesta e 25-të, qytetarët: Revolucion!

Mbahet sot protesta e 25 masive ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur protesta e 24-të, ku pas marshimit në disa akse të kryeqytetit dhe fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë mbyllur tubimin duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme: “Rama jep dorëheqjen!”

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre.

Gjatë protestës, mijëra qytetarë kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, ndërsa marshimi ka kaluar në disa zona të Tiranës përpara rikthimit në sheshin Skënderbej.
“Atdheu nuk është në shitje”, Shqipëri e Re”, janë disa prej pankartave që kanë shoqëruar tubimin.

Protestuesit gjithashtu kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë korrupsionin, ndërsa kërkojnë që Rama të përgjigjet para drejtësisë.

Shqiptarët për 24 ditë me radhë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.

 

Fraksion.com

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com