AktualitetPolitikëTë fundit

Spiropali ndjekësve të saj: Kur t’ju përzihet nga fletë-rrufetë e sulmet banale, kontrolli algoritmik, e gjuha e shthurur…

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikave, sulmeve dhe asaj që ajo e përshkruan si “monitorim digjital e operacional” dhe “kontroll algoritmik” nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e saj në ‘Facebook’, Spiropali i drejtohet ndjekësve me një thirrje për të mos u ndikuar nga “sulmet banale”, “konspiracionet halucinante” dhe “gjuha e shthurur”, duke sugjeruar leximin e një poezie të poetes ruse Anna Ahmatova, e cila ka lindur më 1889.

Ajo solli një fragment nga poezia e Ahmatovës, ku përshkruhet forca përballë kritikave dhe transformimi i tyre në forcë të brendshme:

“Mirëmëngjes☀️

Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj,
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë,
Fryn erë deti, më flladit.
Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,
E në mos mund të shkruaj më diçka,
Një ditë të perëndishme krahëlehtë,
Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.’

 


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com