Belgjika lëshon urdhër-arrest ndaj ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos
Belgjika ka lëshuar një urdhër arresti evropian ndaj ish-Komisionerit Evropian grek Dimitris Avramopoulos, në kuadër të hetimeve të lidhura me skandalin e korrupsionit të njohur si “Qatargate”, i cili ka tronditur institucionet e Bashkimit Evropian.
Avramopoulos, i cili ka shërbyer si Komisioner Evropian për Migracionin deri në vitin 2019 dhe aktualisht është deputet në Parlamentin Grek për partinë në pushtet Demokracia e Re, ka mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme. “Nuk kam pasur asnjë përfshirje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në asgjë të dënueshme,” deklaroi ai, duke shtuar se nuk do të përdorë imunitetin parlamentar dhe do të bashkëpunojë me drejtësinë.
Ai theksoi gjithashtu se do t’i drejtohet vetë gjyqësorit grek për të kërkuar hetim të plotë dhe një vendim të drejtë mbi çështjen. Avramopoulos ka qenë gjithashtu i lidhur me organizatën “Fight Impunity”, një OJQ që është përmendur në dosjet hetimore të “Qatargate”. Organizata nuk ka reaguar ndaj kërkesave për koment, ndërsa zyra e prokurorit belg ka refuzuar të japë detaje. Katari ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë për përfshirje në skandal.
Fraksion.com

