AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta masive liston kërkesat e revoltës, Goxhaj: Dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës, qeveri teknike 12-mujore dhe…

Protesta masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot ditën e saj të 23-të radhazi, duke mbledhur sërish mijëra qytetarë në sheshin para Kryeministrisë. Gjatë tubimit të sotëm, në emër të grupit koordinues të protestës, ka dalë me një deklaratë të rëndësishme politike Dritan Goxhaj, i cili ka shpalosur kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të marra nga qytetarët përgjatë më shumë se tri javëve të qëndresës.

Goxhaj u shpreh se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore synon një ndryshim rrënjësor të sistemit politik dhe ligjor në Shqipëri, duke prezantuar 5 pikat kryesore të platformës:

  1. Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.
  2. Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.
  3. Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:
  • Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
  • Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
  • Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.
  1. Mosheqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:
  • Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
  • Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
  • Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
  • Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
  1. Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com