Masa kilometrike e protestuesve nis marshimin në rrugët e kryeqytetit: Rama jepe dorëheqjen!
Pasi kanë mbushur plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara selisë së Kryeministrisë dhe kanë dëgjuar fjalimet e aktivistëve, qytetarët e shumtë kanë vendosur të ndryshojnë strategji duke nisur një marshim në masë përgjatë akseve kryesore të Tiranës.
Marshimi do të zhvillohet drejt Sheshit Skënderbej për të vijuar më pas me itinerarin që do të ndjekin protestuesit.
Fraksion.com

