AktualitetPolitikëTë fundit

Kërkesat e lexuara nga Goxhaj, Rama: Dy fitimtarë pas protestës, PS dhe qeverisja që do të përmirësohet shumë ndjeshëm

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së Dritan Goxhajt gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë.

Në postimin e tij, Rama u shpreh se, dy fitimtarë do dalin në fund të kësaj proteste, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja që do të përmirësohet shumë ndjeshëm.

“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale

“Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat false të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, theksoi Rama

Në deklaratën e tij në protestën e 23-të para Kryeministrisë, Dritan Goxhaj paraqiti kërkesat që organizatorët i cilësojnë si zyrtare dhe të panegociueshme, të hartuara pas konsultimeve me pjesëmarrësit në protestë.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e cilësoi Goxhajne si një person që ka mbrojtur publikisht regjimin iranian dhe ka mbajtur qëndrime kritike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Shqipërisë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com