“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama i përgjigjet organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që tashmë kanë hyrë në ditën e 22-të të tyre.
Rama ka ndarë një foto të një prej protestuesve, dhe me një shkrim poshtë saj ku ai citohet duke thënë për mediat: “Ka grupe greke dhe serbe në protestë, do t’i nxjerrim me emra”.
“Ouuu….. Po ky vetë?! Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”,shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Fraksion.com

