Gazetari Osman Stafa sulmohet nga 2 persona pas fjalimit në protestë. Bën denoncim në polici
Gazetari i News24, Osman Stafa denoncon sulmet që i janë bërë nga 2 persona pas fjalimit që ai mbajti në protestën e qytetarëve. Sipas kolegut me të cilin Stafa ndodhej në momentin e ngjarjes, një çift bashkëshortësh e kanë fyer për shkak të detyrës si dhe e kanë goditur.
Ngjarja ndodhi teksa protestuesit po marshonin drejt Qytetit Studenti dhe gazetari së bashku me kolegun e tij ka qenë në qendër të Tiranës.
Persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen dhe kanë njoftuar policinë e cila shoqëroi një burrë dhe një grua, ndërsa gazetari po bën denoncimin në komisariatin nr.3 për dhunë për shkak të detyrës.
Fraksion.com

