Rama në Berlin, takim me ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë Katherina Reiche
Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche.
Takimi u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, investimet në sektorin e energjisë, si dhe progresin e vendit tonë në procesin e integrimit europian.
Kryeministri Rama ndodhet në Berlin ku mori pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik dhe politik mes Gjermanisë dhe vendeve të Europës Lindore.
Në kuadër të vizitës së tij në Berlin, Kryeministri Rama zhvilloi takim me anëtarët e bordit të Komisionit të Bllokut Lindor dhe me drejtues ekzekutivë (CEO) të kompanive më të rëndësishme të Europës Lindore.
Takimi synon të shërbejë si një mundësi e mirë për nxitjen e investimeve, përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe forcimin e perspektivave të bashkëpunimit ekonomik rajonal.
Kryeministri Rama mbajti gjithashtu fjalimin kryesor në sesionin kryesor të Konferencës Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor me temën: “E ardhmja europiane e Shqipërisë, reforma, qëndrueshmëria dhe inovacioni në një peizazh gjeopolitik në ndryshim”.
Fraksion.com

