Hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut, si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve. Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut.
Salvatore Aliu ishte identifikuar si drejtues dhe si personi kyç në këtë grup kriminal në rolin e furnizuesit, organizatorit dhe financuesit të ngarkesave me kokainë, nga Ekuadori në vendet e BE por edhe në Shqipëri.
Sipas informacionit, të gazetares Klodiana Lala, vëllai i Salvatore Aliut, shtetasi shqiptar Isa Aliu, vlerësohet si personi kyç që bënte të mundur pastrimin e paratë të kokainës, nëpërmjet bizneseve, siç është rrjeti i supermarketeve Road House në Elbasan. Salvatore Aliu dhe lidhjet e tij rezultoi se përdornin platformën e koduar të komunikimit Sky ECC.
Nga analizimi i të dhënave të Sky ECC kanë dalë të dhënat për këtë grup që vepronte në fushën e trafikit të kokainës.
Salavtore Aldiu alias Shpëtim Aliu njihet si Daja, Qero, Qerosi, Viktor, Albo Pelon, Oklid Elouejdi, Sokol Bibaj, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, Armando Pacani, Dritan Gjika, Florian Musai alias Naum Filo, Aleks alias Shkëlqim Pepaj, Jetmir Pepaj, Naldi Yzeiraj e persona të tjetër të paidentifikuar që trafikonin drogë nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë, Florian Musai, është i vetmi i arrestuar që i është komunikuar arresti me burg.
Fraksion.com

