“Revoltë!”- Sheshet dhe rrugët plot! Sot protesta e 17 në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
Tirana pritet të jetë edhe këtë të martë skena e një mobilizimi të madh qytetar, teksa në orën 18:00 mijëra protestues do të mblidhen në protestën e 17-të radhazi për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Qëndresa qytetare ka hyrë tashmë në javën e tretë, me organizatorët dhe pjesëmarrësit që shprehen të vendosur të vazhdojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata e konsiderojnë këtë lëvizje si një reagim ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga presioni publik.
Me pjesëmarrje të lartë dhe marshime që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit ditë pas dite, protesta e sotme pritet të jetë një tjetër demonstrim i rëndësishëm i mobilizimit qytetar dhe i kërkesave të artikuluara nga protestuesit.

Fraksion.com

