AktualitetTë fundit

“Spiun! Ke shpifur”, detaje nga sherri në GJKKOP: Vëllezërit Bushgjokaj dhunuan Petrit Çakrin brenda kafazit të xhamtë, dëmtohen edhe tre efektivë të togës shoqëruese

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me përplasjen fizike të ndodhur gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Sipas burimeve, konflikti ka nisur pasi kishte filluar seanca, kur vëllezërit Bushgjokaj dyshohet se kanë sulmuar fizikisht Petrit Hoxhën, i njohur edhe me mbiemrin Çakrin. Dyshimet paraprake janë se ata e akuzonin këtë të fundit se i kishte spiunuar dhe kishte bërë deklarime të rreme në dëm të tyre.

Mësohet se gjatë incidentit, Petrit Çakri është goditur me grushte dhe është përplasur pas murit, ndërsa ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qenë e menjëhershme për të neutralizuar situatën.

 

Si pasojë e përplasjes fizike, raportohet se janë lënduar edhe tre efektivë të togës së shoqërimit të të burgosurve, të cilët ndërhynë për të ndalur konfliktin mes të pandehurve.

Ngjarja ka krijuar tension të lartë në sallën e gjyqit, e cila për disa momente është kthyer në një skenë kaosi, ndërsa autoritetet pritet të dokumentojnë incidentin dhe të marrin masat përkatëse ndaj personave të përfshirë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com