AktualitetPolitikëTë fundit

KSHZ miraton fletën tip për nismën ligjvënëse të zgjedhësve për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) shqyrtoi sot kërkesën për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, që synon propozimin e ndryshimeve në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Nisma është depozituar nga një komitet përfaqësues i përbërë nga Kristaq Kume, Andi Tepelena, Edlira Çepani, Edmond Çata, Etleva Merko, Gerta Meta, Ilir Aliaj, Rezearta Çaushaj, Rigels Xhemollari dhe Silvana Bello.

KSHZ vendosi miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve për këtë nismë ligjvënëse, ndërsa procedura për grumbullimin e firmave do të realizohet brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Në të njëjtën seancë publike, KSHZ vendosi edhe plotësimin e vakancave në disa këshilla bashkiakë.

Në Këshillin Bashkiak të Pustecit u emëruan Nasi Kostofski dhe Valbona Sotir nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa në Këshillin Bashkiak të Kamzës u emërua Vitore Ndoci nga lista e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com