AktualitetPolitikëTë fundit

“A do të arratiset Rama?…”, paralajmëron Berisha: Kryeministri po i përgatit largimin Belindës në një shtet tjetër

Kreu i PD Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ka mbajtur një komunikim për mediat.

Berisha paralajmëroi, se kryeministri Edi Rama po përgatit largimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Po i përgatit Lubisë largimin në një shtet tjetër. Këta e kam nga burime të mirë-informuara. Mendon se mos po i sjell një fletë-arresti tjetër nga SPAK dhe ajo të gdhihet në një shtet tjetër…Kjo është një informim dhe e kam nga burime të besueshme. Nuk them dot 100 % , por burime që janë serioze. A po e përgatit edhe për vete? E garantoj që edhe pas diellit të shkojë do të vijë këtu të japë llogari për krimet që ka kryer”, tha ai.

Gjithashtu Berisha u ndal edhe te protesta që mbahet prej 15 ditën në Tiranë, duke u shpreh se shqiptarët duhet të marrin masivisht në këtë revoltë.

“Sikundër ftoj shqiptarët të marrin pjesë masivisht, pasi realisht Edi Rama, në rreth të kuq, të ardhme dhe shpresë nuk ka. Ta përcjellim, t’u japim një ndihmë këtyre të rinjve”, tha Berisha, duke shtuar: “Edi Rama meriton të gjykohet për gjenocid, për largimet masive të shqiptarëve”.

Berisha u shpreh i bindur se Rama do të largohet, ndërsa theksoi se mbështet një qeveri teknike me zgjedhje të lira.

“Jo se nuk është partiake. Unë jam partiak. Dhe unë nuk dua kurrë që ato ngjyra që i kanë dhënë qytetarët t’ja prekë. Dhe çdo demokrat aty është pa asnjë simbol. Të mësohemi ta respektojnë. Lëreni çfarë thotë ai se janë fashistë. Ai është i çmendur. Unë po të mos kisha patur këto funksione do të isha ditë e natë aty. I them Edi Ramës, ajo lëvizje ia ka prerë biletën”, tha mes të tjerash Berisha.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

 

Fraksion.com

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com