Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
Burime nga SPAK bëjnë me dije se biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar pak më parë në Greqi.
Shtufi është një nga personat e përfshirë në dosjen e operacionit të zhvilluar sot nga SPAK kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Shtufi është arrestuar në Selanik, ndërsa po udhëtonte drejt Turqisë, dhe sipas burimeve ka deklaruar se do të kthehej të hënën në Shqipëri. Ndërkohë, SPAK ka sekuestruar edhe telefonin celular të bashkëshortes së tij.
SPAK ka qenë në qendër të debateve vitet e fundit për shkak të lidhjeve të forta që Ilir Shtufi ka pasur me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën, i cili ka banuar në një prej vilave të tij.
Fraksion.com

