Qindra mijëra qytetarë dje në Bulevard, mbahet sot protesta e 12-të: Rama të dorëhiqet, Shqipëria nuk shitet!
Pas një marshimi të jashtëzakonshëm dje në Bulevard, ku morën pjesë qindra mijëra qytetarë, mbahet sot protesta e radhës, e cila ka hyrë në ditën e saj të 12.
Ashtu si dje, protesta do të nisë në orën 18:00.

Kujtojmë se me dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë në shesh në një nga protestat më të mëdha me një kërkesë që i bashkon të gjithë, dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij socialiste.
Por i vetmi që flet është kryeministri Edi Rama dhe askush tjetër nga Partia Socialiste. Asnjë nuk guxon të flasë, të thotë një mendim në raport me zemëratën qytetare. Heshtja është shndërruar në emëruesin e përbashkët të socialistëve. Vetëm Rama flet, të tjerët kyçin gojën. Edhe ata që kanë shfaqur në momente të caktuara qendrime kritike, sot heshtin. Ka 12 ditë që qytetarët janë në shesh dhe nuk shprehet asnjë zë nga PS, as ata që njihen si zërat më kritikë.
Në kushtet e sotme, socialistët ose janë krah kryetarit Edi Rama, ose mbyllin gojën nga reagimet me të cilat mund të përballen me pas. Pse socialistët e sotëm duken kaq të përmbajtur? Ndoshta disa heshtin nga bindja, ose servilizmi. Të tjerë nga llogaritë personale. Disa mund të kenë interesa politike, apo karriera për të mbrojtur. Mund të jetë edhe strategji komunikimi. Por perceptimi publik është se frika për të dalë jashtë vijës së liderit, është bërë më e fortë se nevoja për debat. Në këto kushte ka dy lexime. Ose një parti e unifikuar rreth qëndrimeve të kryetarit, ose një parti ku debati nuk del më në sipërfaqe./BW
Fraksion.com

