“Do të marrin të të hedhin në kosh”, Shehaj paralajmëron Ballën dhe….: Kuvendi duhet të shkrihet, njerëzit nuk ju duan! Do të vijnë t’ju tërheqin zvarrë dhe…
Deputeti Agron Shehaj lëshoi akuza të ashpra ndaj mazhorancës gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke marrë shkas nga protestat e qytetarëve kundër një resorti luksoz në Zvërnec.
Ai deklaroi se kryeministri dhe ministrat po injorojnë me arrogancë revoltën e shqiptarëve, të cilët, sipas tij, po protestojnë kundër vjedhjes 35-vjeçare dhe shtypjes që po i detyron ata të largohen nga vendi.
Duke e cilësuar këtë periudhë si “qershorin e protestave”, Shehaj paralajmëroi se populli nuk do t’i tolerojë më dhe kërkoi shkrirjen e menjëhershme të Parlamentit.
“I shikojnë ata njerëz që dalin në Bulevard apo jo?! Kalojnë para shtëpive tuaja. Keni vjedhur Shqipërinë në këto 35 vjet. Kanë dalë shqiptarët në shesh dhe po protestojnë kundër jush dhe ju i tallni. Ky parlament duhet të shkrihet sa më shpejt, nuk ju duan më njerëzit, do ju vijnë t’ju marrin zjarr siç keni bërë ju me ta këto 35 vjet. Nuk mund të vazhdoni t’i injoroni.”
Në mesazhin e tij të prerë, Shehaj iu drejtua specifikisht kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e paralajmëruar me ironi se nëse vazhdojnë të injorojnë qytetarët, do të vijë dita kur njerëzit do t’i fusin brenda koshave të plehrave, siç ka ndodhur në vendet e tjera.
“Nuk ka më, Taulant, kujdes mos kalo afër koshit të plehrave, se do të vijnë, do të të fusin brenda, si në vendet e tjera. Është turp ky që po bëni. Do të mbahet mend si qershori i protestave dhe ju i injoroni dhe ky është turp. Mjaft i vodhët. Mjaft i shtypët dhe mjaft ua nxitë jetën këtu në Shqipëri. I detyruar që të iknin.”
Fraksion.com

