AktualitetPolitikëTë fundit

“Do të hedhin protestuesit në kosh të plehrave”, Balla shpërthen kundër Shehajt: Gjobaxhi! Luli mund të bëhet i penduar dhe të tregojë…

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur ashpër Agron Shehajt, duke e cilësuar këtë të fundit si gjobaxhi. Ai tha se Shehaj është hajdut i të dhënave personale.

“Ti je një hajdut. I vodhe PD listën e anëtarësisë. Dole…zoti kryetar mund të tërhiqet vëmendja e një zhurmuesi që shkon dhe bën selfie në një protestë, Protesta ska lidhje me ty. Ajo lindi si reagim për një projekt. Ti je mësuar që për një protestë që bëhet në Shqipërisë shkon natën dhe i thua investirorit më sponsorizo që mos ta përmend emrin. Ti je hajdut të dhënash personale. Je gjobaxhi. Sot ka një lajm të mirë. Luli mund të bëhet i penduar, mund të tregojë se sa pagoi që u fute ti në listë.”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com