Zvërneci, Berisha: Kurth i Ramës. Zona në hetim prej një viti për korrupsion dhe krim të organizuar
Kreu i opozitës, Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual me qytetarët komentoi takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama me banorët e zonës në Zvërnecit, në të cilën parashikohet që të ndërtohet një resort luksoz.
Berisha deklaroi se Rama ka dhënë lejen e zhvillimit për këtë zonë, megjithëse ajo po hetohej prej një viti nga Prokuroria Speciale për korrupsion të lartë dhe krim të organizuar. Sipas liderit të opozitës, ky veprim është një kurth i qëllimshëm i kryeministrit, i cili shpreson të përdorë autoritetin e investitorëve Jared Kushner dhe Ivanka Trump për të mbyllur dosjen investigative.
Më tej, ai denoncoi mungesën totale të transparencës në këtë aferë, duke sjellë në vëmendje përplasjet e fundit me banorët dhe pronarët lokalë të cilët u përballën me tela me gjemba.
“Se e kam thënë që në fillim, se në këtë aferë, ajo që të bën që në fillim një përshtypje tepër dërrmuese është mungesa totale e transparencës. Zero transparencë. Ne pamë telat me gjemba, pamë një njeri që zvarritej, pamë protestuesit dhe qeveria që fajësonte kompaninë se nuk ke zgjidhur problemet me pronarët, paçka se i kishte dhënë titullin e investitorit strategjik, paçka se i kishte dhënë lejen e zhvillimit.
Aty pra, ky i cili e mori Zvërnecin zonë të mbrojtur, e hoqi nga zona e mbrojtur, e heq ti, po nuk e heq Evropa, sepse habitatet e mbrojtura nuk janë vetëm për vendin përkatës, por janë për të gjitha vendet anëtare të BE dhe për vendet që ndjekin procesin e integrimit në BE”, shtoi Rama.
Fraksion.com

