“Rama jep dorëheqjen!”, Edhe diaspora në Londër ngrihet në protestë të fuqishme kundër qeverisë: Shqipëria nuk shitet!
Qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në Londër për të zhvilluar një protestë të fuqishme kundër qeverisë shqiptare dhe projektit të diskutueshëm në Zvërnec.
Protestuesit kanë kërkuar me ngulm anulimin e menjëhershëm të projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe kanë shkuar më tej duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama. Përgjatë tubimit, i cili rrodhi në mënyrë paqësore, binin në sy mesazhet e forta të koduara në pankarta ku shkruhej “Shqipëria nuk shitet” dhe thirrje drejtuar drejtësisë si “Rama në burg, Berisha në burg”.
Kjo revoltë e shqiptarëve në Londër vjen si pjesë e një vale më të gjerë mbarëkombëtare në diasporë, pasi tubime të ngjashme kundër politikave të qeverisë janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve edhe në qytete të tjera europiane si Milano, Firence, Berlin dhe Mynih.
Fraksion.com

