“Rama tha se jemi vetëm 2 mijë veta”, Progni i përgjigjet kryeministrit: Mos na provoko! Nesër më shumë!
Aktivisti Gent Progni i është përgjigjur një reagimi të kryeministrit Edi Rama, i cili tentoi të minimizonte pjesëmarrjen në tubim duke deklaruar se në shesh ishin mbledhur vetëm 2 mijë protestues.
“Rama paska thënë jemi 2 mijë veta. Nesër më shumë! Mos na provoko! Mos na provoko!”, deklaroi ai mes duartrokitjeve të turmës që kishte pushtuar bulevardin.
Kjo përplasje për numrin e pjesëmarrësve vjen në një moment kulmi për protestën, ku atmosfera është elektrizuar nga dritat e telefonave që ndriçojnë errësirën dhe nga sllogani “Shqipëri e re”.
Fraksion.com

