“Onkologjiku është një Aushvic”, fjalimi rrëqethës i protestuesit që vuan nga kanceri: Kjo godinë e ndyrë duhet shembur, këtu ka vetëm hajdutëri!
Një dëshmi rrëqethëse dhe tejet e fuqishme ka përlotur dhe elektrizuar mijëra protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë. Një qytetar që vuan prej tre vitesh nga sëmundja e rëndë e kancerit ka marrë fjalën në podium, duke bërë një denoncim tronditës për gjendjen në spitalin Onkologjik, të cilin e krahasoi me kampet e vdekjes.
Me tone të ashpra dhe i rrethuar nga duartrokitjet e turmës, ai bëri thirrje që institucioni i qeverisë të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh me shëndetësinë dhe jetët e qytetarëve shqiptarë.
“Mesazhi i dytë o bij nënash, qofshi jetëgjatë në këtë kauzë. Zoti e do që të mblidhemi çdo ditë më shumë, sepse këtu ka vetëm hajdutëri, vjedhje e poshtërsi. Fajtore për këto është kjo godinë e ndyrë, duhet shembur o njerëz kjo godinë! Edhe dheu poshtë saj duhet të largohet”, përfundoi ai mes thirrjeve të fuqishme të turmës për largimin e qeverisë.
Fraksion.com

