AktualitetTë fundit

Motoçikletat në korsitë e biçikletave, sfidë për sigurinë e çiklistëve në Tiranë

Pavarësisht zgjerimit të rrjetit të korsive të biçikletave në Tiranë, përdoruesit e tyre vijojnë të përballen me një problem të përsëritur, qarkullimin e motoçikletave në hapësirat e dedikuara për çiklistët.

Kjo praktikë ul ndjeshëm nivelin e sigurisë dhe dekurajon përdorimin e biçikletës si mjet transporti në kryeqytet.

Në një vëzhgim sot të ATSH-së në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit vihet re se korsitë e biçikletave përdoren shpesh nga motoçikletat për të shmangur trafikun, duke rrezikuar përdoruesit e biçikletave.

Lëvizjet me shpejtësi të lartë dhe parakalimet në distanca të afërta konsiderohen ndër rreziqet kryesore për përdoruesit e biçikletave, veçanërisht në akset me trafik të ngarkuar.

Sipas Kodit Rrugor, korsitë e biçikletave janë të rezervuara për lëvizjen e biçikletave dhe mjeteve të ngjashme, ndërsa përdorimi i tyre nga motoçikletat përbën shkelje.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com