AktualitetPolitikëTë fundit

Balla: Makina serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën zhvilluar sot në zonën e Zvërnecit kundër projektit për ndërtimin e një resortit turistik.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka hedhur akuza se në protestë janë sjellë persona nga jashtë vendit, duke iu referuar pranisë së makinave me targa serbe dhe qytetarëve që, sipas tij, nuk janë banorë të zonës she as turistë.

“Ja dhe ata që e ‘duan’ më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po këto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!” , shkruan Balla në reagimin e tij.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com