AktualitetPolitikëTë fundit

SPAK bllokon llogaritë për Zvërnecin, Rama: Nëse s’janë të ligjshme i mbeten Shqipërisë!

“Çështja e origjinës së pronës i takon SPAK”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat.

“SPAK ka vendosur të ngrijë fondet pa i lënë të kalojë tek shitësi, ka një proces hetimor dhe kjo është shumë pozitive edhe për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse çështja e origjinës së pronës do mbulohet nga një hetim i pavarur dhe profesional përmes SPAK. Në të dyja rastet rezultati do jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore  ndërsa për pretendimet do ti japë fund çdo spekulimi që nuk është bazuar në ligj. Në rast se shitësi ka orgjinën legjitime të pronës do marrë paratë, në rast se jo paratë do i mbete republikës së Shqipërisë, dhe do provojë cilindo që do pretendojë se pretendimin mbi pronën e ka,. Merret fund këtu pretendimi ia tyre që janë të sinqertë dhe ata që kanë kurdisjen e tyre me duar të tjera nga mbrapa.

Fjala e Ramës

Me sqarimin e plotë dhe përfudnimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës. Investitorët tanimë janë ende pronar. SPAK ka vendosur ti mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë te shitësi dhe kjo për mua është pozitive për këdo që pretendon se zotëron pronë. Nga pikpamja e manipulive do ti jap fund çdo pretendimi. Nëse shitesi ësht legjitim nëse jo do ti mbeten Shqipërisë. Shqiptarët do të marrin atë që meritojnë.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com