AktualitetPolitikëTë fundit

A ka ndikim nga shtete të tjera për kundërshtinë e investimit në Zvërnec? Rama: Kjo është luftë hibride, po s’ka fare dyshim që do mbarojë

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse janë angazhuar institucionet ligjzbatuese për të provuar nëse ka pasur ndërhyrje nga shtete të huaja apo nga vende jo dashamirëse ndaj Shqipërisë lidhur me kundërshtinë ndaj investimit në Zvërnec, tha se është e qartë që në këtë rast ka një luftë hibride, ndërsa përmendi edhe Agimin e Artë në Greqi.

Rama shtoi se kjo luftë do të mbarojë shumë shpejt dhe se çdokush do marrë atë që i takon.

“Kush nuk ka kuptuar akoma këtë nuk ka për ta kuptuar as me fjalën e agjencive ligjzbatuese. Dihet botërisht sepse për këtë jemi të respektuar edhe brenda NATO-s. Kemi një nga mbrojtjet më të forta kundër terrorit kibernetik dhe kemi një pasqyrë të plotë se nga vijnë e ku shkojnë. Ky është një territor i luftës hibride që zhvillohet dhe që tani ka ardhur edhe këtu në vendin tonë.

Te çështjet e ambientit ka sensibilitet më të madh dhe bashkohen vëllezërit e Agimit të Artë që orkestrohen nga ustallarë si ata të Agimit të Artë, në emër të Shqipërisë së shqiptarëve me shqiptarë, vajza e djem, me qasje atdhedashurie ndaj natyrës që ndihen të lënduar.

Kjo është luftë hibride, po s’ka fare dyshim që do mbarojë dhe çdokush do marrë atë që i takon, dhe Shqipëria dhe shqiptarët do marrin atë që u takon për të rritur ekonominë dhe të ardhurat”, tha ai.

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com