Përplasen dy makina në Vlorë, një nga drejtuesit në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kaninës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për të nxjerrë drejtuesin nga automjeti, pasi kishte mbetur i bllokuar brenda tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Fraksion.com

