AktualitetTë fundit

Aksident fatal në Lushnje, humb jetën 43-vjeçari përplas makinën me bordurat anësore

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje.

43 vjeçari Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e plasmasit.

Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg.

Fatkeqësisht 43 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com