Publikoi foto nga takimet, Rama në Seul me drejtues të kompanive të mëdha koreano-jugore
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takime në Seul me drejtues të disa prej kompanive më të fuqishme koreano-jugore në fushën e industrisë.
Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar zhvilluan takime me drejtues të kompanive “LG Group”, “KIA Coorporation”, “LOTTE GROUP”.
“Seul, Kore e Jugut – Në takime me disa nga kolosët e industrisë koreano-jugore; LG Group, KIA Coorporation, LOTTE GROUP”, shkruan Rama, ndërsa publikoi foto nga këto takime.
Në fokus të takimeve me drejtues të kompanive më të mëdha koreane, është nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe prezantimi i mundësive për investime në Shqipëri.
Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut, (17–21 maj), i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar.
Vizita synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.
Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Rama u prit sot në një takim nga Kryeministri i Republikës së Koresë, Kim Minseok.
Gjatë qëndrimit të tij në Seul, Rama do të mbajë një fjalë përshëndetëse edhe në ceremoninë hapëse të Konferencës prestigjioze të Lidershipit Aziatik.
Fraksion.com

